Një sasi drogë është kapur në burgun e Drenovës. Gjatë kontrolleve, një të dënuari i janë gjetur 6 doza të dyshuara cannabis.

 

 

Sipas informacioneve të siguruara, dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izet brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”.

 

 

Policia e burgut ka arritur tja gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.

 

 

Kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi u gjet brenda këtij institucioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re