Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 27 serat e zbuluara në Malësinë e Madhe t ku janë sekuestruar rreth 8 000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa dhe është arrestuar shtetasi Nesti Delaj, banues në Bajz të Malësisë së Madhe.

Gazetari i ABC News bën me dije se kjo është një zonë që më parë është përdorur  nga kompanitë e inerteve dhe pas largimit të tyre ka lënë pas një gropë të madhe që duket se 52 vjeçari e ka shfrytëzuar  për ngritjen e serave të tij të kanabisit.

Ndër të tjera gazetari thekson se është një aventurë që 52 vjeçari ka ndërmarrë pasi vendi që ai ka zgjedhur është shumë i aksesueshm dhe shumë i lehtë për tu zbuluar.

LEXO EDHE: Zbulohet plantacioni me kanabis, 8 mijë rrënjë në 27 sera, në pranga 52-vjeçari në Malësinë e Madhe

Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gjovalin Gjekaj, 61 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Malësi e Madhe; Roland Gjekaj, 41 vjeç, me detyrë specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë) dhe Arben Hysaj, 36 vjeç, me detyrë hidraulik i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë).

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re