Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në droga e laboratorit të Xibrakës ishte sipas tij, e kryeministrit Edi Rama.

“Askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri”, është shprehur Berisha.

Para simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës së tij, ai u shpreh se vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka “kaluar kufirin 18 herë më makinën e drogës”.

Sipas ish-kryeministrit, Olsi Rama kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj.

“Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj; shtroni vetëm këtë pyetje: Nëse nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës. Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 herë kufirin.

Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të  huaj se përdorte dy pasaporta. Pyetja tjetër; nëse Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta.

Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ja mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë.  Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri.

Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk di ti shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë”, deklaroi Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re