Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës. Një 17 vjeçar në Kurbin u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Një 19 vjeçar dhe një 28 vjeçar u arrestuan në Lezhë pasi iu gjetën kokainë dhe kanabis në ndarë në doza. Gjithashtu u ndalua edhe një 22 vjeçar pasi vodhi në një lokal produkte dhe para.

Ky i fundit rezultoi se ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ndërkohë, policia ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale pistoletën, fishekët luftarakë dhe dozat e lëndëve narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re