Arrestohen në flagrancë 2 persona nga Policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Ç., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re