Skip to content

Drogë dhe municion luftarak/ Goditet grupi kriminal në Berat, 4 në pranga

800 450 1679920793xarrestimi ne boge 151

 

Katër persona të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal që merrej me shitje lëndësh narkotike janë vënë në pranga nga policia e Beratit.

Ata janë mbajtuar nën hetim për dy muaj dhe sipas hetimeve shtrinin veprimtarinë e tyre në zonë të ndryshme në Berat e Kuçovë.

Gjatë kontrollit policor në banesat e të arrestuarve policia ka gjetur sasi të lëndës narktike, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Bazuar në këto prova, Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për katër të arrestuarit.