Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se është arrestuar një 21-vjeçar, i lënë në burg për prodhim dhe shitje të narkotikës, dhe një 28-vjeçar, akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Gjithashtu është arrestuar një 35-vjeçar pasi ka tentuar të grabisë një grua.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë / Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin A. S., 21 vjeç( i kapur nga seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

Xh. A., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, sepse në Rrugën e  Elbasanit ka tentuar të vjedhë unazën, shtetases M. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Rr. J., 26 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet e iu sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit A. A., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin motor në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko