Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi i është gjetur një sasi prej 183 gramë “Kokainë.

 

Ndalimi i shtetasit, Saimir Rexha është bërë në sajë të operacionit të koduar “STOK”, ku mesa sasisë të drogës ka sekuestruar gjithashtu tre armë të ftohta “thika”.

 

Sipas policisë Rexha, merrej me veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë (shitur) lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” në sasi të konsiderueshme (100-200 gramë) me porosi, e destinuar për t’u shitur në lokalet e natës në Tiranë.

 

Gjithashtu bëhet me dije se 43-vjeçari kishte dhe një kallëzim penal nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re