Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve  ka evidentuar serish raste qe brenda qelive të jenë futen sende të jashtëligjshme, si drogë apo dhe celulare.
 
Këtë herë rastet janë konstatuar në burgun e Peqinit dhe të Vaqarrit.
 
Sipas kontrolleve të zhvilluara nga SHKBB në IEVP Peqin, në dhomën e të dënuarit A.D. Për të kishte informacione se mbante dhe shpërndante lëndë narkotike. Nga kontrolli u arrit të kapeshin 3 doza lëndë narkotike, kanabis sativa.
 
Gjithashtu pas një kontrolli të zhvilluar në IEVP Vaqar, pas informacioneve se të paraburgosurit D.R. dhe S.K. mbanin një telefon celular. Nga kontrolli i dhomës së tyre u konstatua i fshehur në njërin nga krevatet një aparat celular model iPhone.
 
I paraburgosuri S.K., i cili ishte dhe prezent gjatë kontrollit pranoi autorësinë e këtij celulari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re