Skip to content

Drogë e fshehur në mbeturina, pranga shqiptarit dhe bashkëjetueses

Policia italiane ka vënë në pranga një 35 vjeçar shqiptar së bashku me bashkëjetuesen e tij Maria, 30 vjeç nga Catania, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

 

Sipas mediave italiane në prangat ka rënë shtetasi shqiptar i identifikuar si Ervis Mankollari. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tyre karabinierët kanë zbuluar 1 kg marihuanë, rreth 10 gram kokainë e ndarë në doza, nga të cilat 7 u zbuluan në çantën e gruas.

 

Sipas informacioneve bëhet me dije se lënda narkotike marihuanë ishte fshehur mes mbeturinave. Në banesë u gjetën gjithashtu materiale të ndryshme për paketimin e drogës.