Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e operacionit antidroge, ku në kërkim u shpallën dy vëllezërit, Nazmi dhe Basri Malaj.

Operacioni u zhvillua në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës, ku brenda një tuneli nëntokësor u zbuluan rreth 65 kg marijuanë formë çokollate.

Mbi pakot me drogë ishte stampuar një simbol në formë gjetheje.

“Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore, strukturat Operacionale dhe ato Shqiponja kanë ndërhyrë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në një ambient të përshtatur me tunel për të fshehur lëndën narkotike dhe gjatë kontrollit në tunel kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate. Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.

Në momentin e ndërhyrjes nuk janë kosntatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjec, lindur në fshatin “Ura e Shtrenjtë” dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Po nga hetimet rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës”, thuhet ne njoftimin e policise.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re