Në 42 ditët e fundit, një total prej 27 ton kokainë është kapur në portin e Antwerpit, në veri të Belgjikës.

Prokuroria e Antwerpit tha se në mbrëmjen e 2 prillit, 11 ton drogë u kapën në port, me një vlerë totale tregu prej rreth 1.4 miliardë eurosh.

Hetuesit depërtuan në shërbimin e koduar të mesazheve të koduara të Sky ECC dhe përgjuan deri në një miliard mesazhe gjatë një hetimi dy-vjeçar.

Thuhet se pas zbulimit të rrjetit të mesazheve të koduara, sasia e narkotikëve të sekuestruar u rrit ndjeshëm.

Muajin e kaluar, nw Antwerp dhe Limburg u kryen operacionet më të mëdha në Evropë në vitet e fundit, duke u sekuestruar 17 tonë kokainë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re