Guardia di Finanza ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Brescia, duke sekuestruar kokainë me vlerë 14 milionë euro në banesën e një shqiptari në Itali.

Shqiptari, i cili kishte rolin e kujdestarit të banesës ku magazinohej kokaina, ishte mbikëqyrur për një kohë të gjatë nga autoritetet dhe u vu në pranga në momentin që po hynte në shtëpi me dy çanta me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit, iu gjetën 109 blloqe kokaine, me një peshë totale prej mbi 126 kilogramësh. Gjithashtu u sekuestruan materiale për paketimin e drogës dhe para të gatshme që konsideroheshin si të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Hetimet po vazhdojnë për të gjetur bashkëpunëtorë, furnizues dhe shpërndarës të mundshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko