Një bandë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine është goditur këtë të mërkurë nga policia greke.

 

Si pasojë e operacionit janë sekuestruar 36 kg kokainë që vinte në Greqi në rrugë ajrore nga Brazili. Sipas informacioneve nga mediat greke droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood).

 

Gjithashtu në këtë aksion janë arrestuar 6 shtetas grekë ndërkohë që kreu i organizatës dhe njëkohësisht financuesi i saj rezulton të jetë një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

 

Aktualisht ai është i arrestuar në Gjermani për trafik droge. Gjithashtu është shpallu në kërkim një shtetas grek i cili kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet në Amerikë Latine.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re