Skip to content

Drogë nga Maroku në Spanjë, arrestohen 100 trafikantë. Policia gjen sasi të madhe hashashi

spanje

Policia spanjolle ka arrestuar 100 anëtarë të një bande që merrej me trafikim e marijuanës dhe hashashit nga Maroku në Spanjë.

Banda kishte mbushur anijet me drogë dhe kishte kaluar Mesdheun deri në afërsi të Seviljes. Gjatë operacionit, efektivët kapën mbi 5 ton hashash dhe 230 kg marijuanë.

Disa nga anëtarët e rrjetit kriminal punonin për të siguruar skafet, me të cilët transportohej lënda narkotike, ndërsa të tjerë fshihnin drogë në kamionët e ngarkuar me fruta.

Ndërkohë operacioni policor vijon për të bërë të mundur arrestimin e të gjithë personave të pëfshirë në organizatë.

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb