ITALI

Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës në territorin e rajonit të Puglias.

20 persona u arrestuan nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë. Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar.

51b77713d93f14fabd271b9cef1ef1cb L
51b77713d93f14fabd271b9cef1ef1cb L

Aksioni i përbashkët i trupave të antidrogës u ekzekutua në provincat e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.

Droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës. Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane. Operacioni i koduar “Evelin” ka vënë hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë.

(e.f/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re