SHBA po përdorë dronë mbi Rripin e Gaza-s për të kërkuar të burgosurit e mbajtur nga grupet palestineze, njoftoi të premten Autoriteti Transmetues i Izraelit, raportoi Anadolu.

Autoritetet nuk dhanë informacione shtesë, por Channel 12 i Izraelit raportoi se ushtria amerikane fluturoi drone të paarmatosur MQ-9 Reaper në qiell mbi Rripin e Gaza-s, si pjesë e një përpjekjeje për mbledhjen e inteligjencës për gjendjen dhe vendndodhjen e të burgosurve.

Sipas SHBA-së, të paktën dhjetë të burgosur izraelitë në Rripin e Gaza-s kanë nënshtetësi amerikane.

Të enjten, ushtria izraelite njoftoi se 242 izraelitë ishin mbajtur rob nga fraksionet palestineze në Gaza që nga 7 tetori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re