Analisti ushtarak Aleksandar Radiç tha të martën se dronët e vegjël komercialë, të lirë dhe të disponueshëm në treg, janë praktikisht të paprekshëm për aviacionin luftarak, ndërsa shfaqja e dronëve të sofistikuar me një reflektim të madh radar mbi Serbi do të nënkuptonte se ata ishin dërguar nga ndonjë fuqi e madhe, praktikisht KFOR-i.

“Megjithatë, KFOR-i ka marrëdhënie shumë solide me Ushtrinë Serbe, bashkëpunimi është shumë cilësor dhe nuk ka indikacione se diçka e pafavorshme po ndodh atje”, tha ai për Beta-n, në lidhje me pretendimin e Veçernje Novosti-t të Beogradit se “dronë të panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e ushtrisë serbe rreth Rashkës”.

 Sipas Radiçit, me KFOR-in mbahen takime të rregullta, në mënyrë që Forcat e Armatosura të Serbisë t’i informojnë për këtë dhe të kërkojnë njohuri nga ata për përdorimin e dronëve.

Ai tha se nuk besonte se fuqitë e mëdha do të përdornin këtë metodë presioni dhe se nuk do të përdornin një mjet të tillë për të mbledhur të dhëna “në nivel taktik”.

“Aty ku është një kompani apo një togë nuk është relevante për politikën e lartë”, ka theksuar Radiç.

“Çdokush mund t’i përdorë ato”

Ai, duke iu përgjigjur pyetjes nëse dronët mund të jenë dërguar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, ka thënë se mund të spekulohet për disa forca paralele dhe polici.

“Nëse janë drone komerciale, janë të vegjël dhe të disponueshëm në treg, mund të përdoren nga çdo organizatë që dëshiron të mbledhë informacion”, tha Radiç, duke shtuar se dronët e tillë komercialë po përdoren shumë tani në luftën në Ukrainë.

I pyetur nëse është e zakonshme që të publikohen informacione për paraqitjen e një droni mbi një vend, së bashku me një video të fluturimit të avionëve luftarakë, për t’i shkatërruar përfundimisht, ai tha se në këtë rast “po i dërgohet një mesazh publiku se jemi të fortë dhe se dikujt i intereson shteti”, si dhe fakti se më herët të martën u njoftua se është ngritur gatishmëria luftarake e Forcave të Armatosura të Serbisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re