Sistemet e mbrojtjes ajrore u vendosën për t’iu kundërvënë një sulmi raketor rus në rajonin e Lvivit, tha sot kryetari i bashkisë së Lvivit, Andriy Sandovy, ndërsa dronët ukrainas goditën rafinerinë e naftës Lukoil në rajonin e Volgogradit të Rusisë, sipas Kievit.

Lvivi ndodhet në Ukrainën perëndimore, më pak se 60 kilometra nga kufiri polak. Forcat Ajrore Ukrainase kanë ngritur alarmin për sulme të mundshme raketore ruse në zonë.

Qyteti është rreth 600 kilometra larg kufirit më të afërt me Rusinë, gjë që i bën sulmet, veçanërisht ato gjatë ditës, më pak të shpeshta se në qytetet e tjera të mëdha ukrainase.

Dronët ukrainasë godasin rafinerinë e naftës

Ndërkohë, dronët ukrainasë goditën rafinerinë e naftës Lukoil në provincën jugore ruse të Volgogradit në një sulm në mbrëmje, njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm ukrainas.

Sulmi shkaktoi një zjarr në zonën përreth objektit, vuri në dukje deklarata/CNN

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re