Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, ambasadori ukrainas në Vilnius, Petro Besta, dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë turke të mbrojtjes Baykar, Haluk Bayraktar, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të mjetit ajror pa pilot TB2, i cili iu dhurua Lituanisë pas një financimi të mbledhur për të ndihmuar Ukrainën.

“Ne u prekëm nga fushata në të cilën qindra mijëra lituanezë dolën vullnetarë. Si kompani, ne donim të jepnim dronin Bayraktar TB2 pa pagesë dhe të kontribuonim në solidaritetin e lituanezëve”, tha Bayraktar, duke folur për Talisves TV, që organizoi fushatën.

Duke theksuar se dronët TB2 e dëshmuan veten në një gamë të gjerë platformash dhe ishin të pajisur me teknologji të sofistikuar, Haluk Bayraktar tha se ishte krenar për dronin dhe se shpresojmë se do të sillte paqe dhe përfitime për ukrainasit duke shërbyer për të ndihmuar sovranitetin e vendit.

Ambasadori ukrainas, Petro Besta, tha se ai kishte admirim për “zogun e madh” dhe se ishte një “mrekulli” që ky dron u morr me përpjekjet e njerëzve të thjeshtë në vend të qeverive të huaja apo kompanive të mëdha.

Droni TB2 aktualisht ndodhet në bazën ajrore Siauliai të Lituanisë dhe është në pritje të dërgimit në Ukrainë.

Populli lituanes organizoi një fushatë të tubimit të mjeteve për të blerë një dron Bayraktar TB2 për Ukrainën dhe arritën të mbledhin 6 milionë euro brenda vetëm tre ditëve. Të impresionuar nga përpjekjet e njerëzve të thjeshtë, kompania Baykar Technology më vonë njoftoi se do t’i jepte Lituanisë një dron TB2 pa pagesë dhe kërkoi që paratë e mbledhura të përdoreshin për ukrainasit që ndodhen në luftë.

Të njohur për goditjet precize, efikasitetin e lartë dhe aftësinë për t’iu shmangur radarëve, dronët TB2 janë përdorur në fushat e betejës në Siri, Irakun verior, Libi, Malësinë e Karabakut dhe Ukrainë, duke shkaktuar dëme shkatërruese në njësitë tokësore armiqësore, artileritë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re