Baris Duzgun, drejtori i përgjithshëm i kompanisë turke të mbrojtjes Asisguard tha për (AA) se janë duke kryer një sërë aktivitetesh për zhvillimin e dronëve të armatosur, elektronikës së automjeteve tokësore dhe kamerave elektro-optike.

Ai shpjegoi se projekti i dronit të armatosur turk Songar filloi në vitin 2018 dhe pas dy vitesh aktivitete intensive kërkimore-zhvilluese është shndërruar në një produkt të veçantë.

Siç tha ai, 8 dronë të armatosur Songar u vunë në dispozicion të xhandarmërisë turke, forcave speciale, forcave tokësore dhe njësive të operacioneve speciale turke sipas një kontrate të nënshkruar me Industrinë e Mbrojtjes së Türkiye-s (SSB) në dhjetor 2019.

Duzgun theksoi se ata morën reagime për projektin nga terreni, falë dërgesave pilot dhe vuri në dukje se ata vazhduan të zhvillonin produkte të sofistikuara.

Duke theksuar se kompania ka akumuluar kapital të konsiderueshëm intelektual gjatë gjithë procesit, Duzgun tha se këto përvoja u transferuan në zhvillimin e dronit Songar.

“E kemi integruar MPT-55 me Sarsilmazin. Me armë në inventar, Songarin e kemi bërë si produkt sipas standardeve të NATO-s. Kjo në fakt tregon se ne kemi aftësinë për të integruar armë në vendet që përdorin armë 5.45 milimetra. Më pas, në vend që të zhvillojmë disa dronë të ndryshëm, ne i kemi shtuar komponentë të ndryshëm dronit tonë. Ne kemi integruar me sukses një granatahedhës të kalibrit 40 milimetra, një sistem lëshimi raketash, bombë tymuese dhe municion Togan 81 milimetrash”, shpjegoi Duzgun.

Sipas tij, qëllimi ishte që droni të bëhej sa më funksional, në vend që të shiten shumë dronë.

“Në vend që të bënim drone të ndryshëm, ne donim ta dekoronim këtë dron me kaq shumë komponentë. Nuk mjafton të kesh vetëm një armë. Droni duhet të shohë se ku gjuan. Në këtë kontekst, ne i shtuam dronit tonë mundësinë e vëzhgimit të natës”, tha Duzgun.

Duke folur për aktivitetet e orientuara drejt eksportit që po kryejnë, Duzgun theksoi se zhvillimi i industrisë së mbrojtjes në Türkiye ka ulur pjesën e tregut të brendshëm, ka rritur konkurrencën dhe ka bërë të domosdoshëm zgjerimin jashtë vendit.

Ai shtoi se kjo kompani mbrojtëse është fokusuar veçanërisht në rajone të caktuara në kuadër të eksporteve.

“Afrika është një vend ku të gjithë janë të përqendruar dhe që po zhvillohet. Për këtë arsye ne mund të marrim pjesën tonë në atë treg. Azia dhe Azi-Paqësori janë vende ku ne mund të kemi një pjesë të tregut. Ne pamë që mund të gjejmë treg edhe në Gadishullin Arabik. Eksporti ynë i parë ishte në Amerikën e Veriut. Tani kemi interes të madh nga Afrika dhe tashmë kemi bërë shitje në Afrikë. Kemi bërë shitje të konsiderueshme edhe në rajonin e Azi-Paqësorit. Ky do të jetë një hap i madh për kompaninë tonë dhe vendin tonë”, tha Duzgun.

Versioni kulminant i dronit të armatosur Songar

Duzgun më tej shtoi se Azia dhe Paqësori janë duke kërkuar versionin kulminant të dronit Songar. Ai tha se do të dorëzojnë një produkt me aftësi vëzhgimi natën në rajon, i cili mund të mbajë armë 5.56 milimetra dhe të përmbushë kërkesat e veçanta të përdoruesit.

“Kjo sigurisht që do të na mundësojë të integrojmë sisteme të reja në Songar dhe të fitojmë avantazhe në tregje të reja”, tha Duzgun.

Së fundmi, ai theksoi se duan të marrin pjesë në konceptin “Ushtria Dixhitale”, për të cilin Songar dhe Havelsan po punojnë në një mjedis ku përdorimi i sistemeve autonome në fushën e betejës po bëhet i gjerësish i përhapur.

“Jemi duke punuar në struktura që mund të kryejnë fluturime shumë-dimensionale, fluturime të koordinuara, të integrojnë inteligjencën artificiale dhe që fluturojnë me mësimin e makinerive. E dimë se produkti duhet të zhvillohet në këtë mënyrë, se teknologjia po ecën në atë drejtim”, tha Duzgun.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re