Policia Rrugore ka vijuar monitorimet ne dron në rrugët e Tiranës.

 

Në një video të publikuar së fundmi, Policia Rrugore thekson se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha.

 

“Një ndër objektivat e “👁Dronit edukues👁” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Ec i sigurt, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re