Rezultatet financiare të Dropbox për tre mujorin e dytë të vitit thyen pritshmëritë e Wall Street ndërsa firma e hapësirave online për ruajtjen e të dhënave po gjeneron më shumë para nga abonentët me pagesë.

Megjithatë aksionet e Dropbox ranë me 10% sepse kompania vendosi të ndalonte blerjen e aksioneve për disa ditë.

Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 23 Gusht do të hapë rrugë për blerjen e 356.4 milion aksioneve.

Kompania e cila konkurron me Google, Microsoft, Amazon dhe Box tha se pret që të ardhurat të jenë mes 350 deri në 353 milion dollarë tre mujorin e ardhshëm. Analistët parashikonin 345 milion dollarë të ardhura.

Ende Dropbox nuk është kthyer në një biznes fitimprurës duke postuar 4.1 milion dollarë humbje krahasuar me 26.8 milion dollarë një vit më parë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re