Presidenti Ilir Meta ka analizuar katër pikat më kryesore, siç ai i cilëson nga raporti i Komisiomnit të Vendcias, për emerimet në Gjykatën Kushtetuese.

Për Metën, ‘Venecia’ konfirmoi që ai kishte të drejtë, dhe se përgjegjës kryesor për ngërçin procedurial ka qenë ish- kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësië, KED, Ardian Dvorani.

“Vlerësova të rëndësishme të zhvilloj këtë konferencë, duke vlerësuar se fundjava që lamë pas pati disa zhvillime të rëndësishme që kanë të bëjnë me perspektivën e çeljes së negociata. E nisa këtë javë me takimin me ambasadorin Zef Mazi.

E di që jeni lodhur, por ju kërkoj vetëm tre minuta përqëndrim nga ju për të sqaruar edhe një herë sipas Venecias jo sipas Presidentit, se cilat kanë qene raportet dhe qëndrimet e presidentit në raport me Kushtetutën e ligjin.

Komisioni i Venecias, konfirmoi se shkak i përplasjes ishin veprimet antiligjore të ish-kreut të KED dhe mënyrës së dërgimit të listave. Opinioni qartë se përgjegjësia indivuale është e provuar sepse nuk e diskutoi në mbledhje më anëtarët e tjerë të KED, siçe kërkon ligji.

Çeshtja e dytë, Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka vepruar në mënyrë jo transparente.

Çështja e tretë, Komisioni i Venecias në pikat 96 dhe 98 konfirmoi se veprimet e presidentit jo vetëm që ishin në përputhje me ligjin por kanë ruajtur të gjithë procesin.

Çështja e katërt, në lidhje me ligjin antikushtuesin për betimin e gjyqtarëve, Venecia konfirmoi se betimi bëhet vetëm para Presidentit të Republikës, madje është parakusht për nisjen e punës së tij. (Paragrafët 99-100).

Unë e mbajta fjalën nuk iu mora shumë kohë, raporti është i gjatë, por këto janë katër pikat thelbësore që sqarojnë raportin e Presidentit, me Kushtetutën, ligjin dhe institucionet”, u shpreh Meta.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re