Dan Hutra e kishte kërcënuar familjen e Elena Hysës një vit më parë duke iu kërkuar edhe lekët e fejesës. Në dosjen hetimore të siguruar nga Abc News, thuhet se me datë 16.06.2022, Elena Hysa ka kallëzuar në polici Dan Hutrën duke thënë se ndihet i kërcënuar nga i fejuari i saj.

Elena ka treguar disa episode ku është dhunua fizikisht nga Hutra dhe se është trajtuar si skllave nga ana e tij. Më pas përshkruhet se ai nuk kishte besuar se fëmija që Elena priste nuk ishte i tij. E gjendur në këtë situatë, ajo është larguar nga banesa e tij duke shkuar tek prindërit e saj në Paskuqan.

Në dosje, tregohet se si Hutra kishte kërcënuar të atin e saj dhe duke i kërkuar paratë e fejesës. “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia.”

“Një ditë ajo ka pasur disa shqetësime shëndetësore dhe së bashku me vjehrrën e saj kanë shkuar në farmaci ku kanë marrë një test shtatzënie. Pasi e ka aplikuar ka rezultuar
pozitive. Menjëherë ka telefonuar Danin për t’i dhënë lajmin. Ai e ka pritur shumë mirë dhe kanë organizuar një darkë familjare ku kanë qenë të ftuar të dy familjet.

Pas kësaj kanë bërë disa analiza. Në mbrëmje Dani ka komunikuar me spitalin ku ka marrë rezultatin e analizave por nuk ka treguar asgjë. Në mëngjes Dani i ka thënë “më ke hyrë në gjak” por nuk i ka treguar arsyen. Ai i kishte thënë familjarëve të tij se Elena ishte e sëmurë dhe jo shtatzënë pasi ato e telefonin për ta pyetur si ishte gjendja e saj.

Duke u ndodhur në këtë situatë është larguar nga banesa dhe ka shkuar në banesën e prindërve. Në këtë banesë më pas ka shkuar shtetasi Dan Hutra duke iu drejtuar babait të saj me
fjalët “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia.” Përpara se të largohej i ka kërkuar babait të vajzës ti kthente 4 (katër) mijë euro
të cilat ishin shpenzimet e fejesës.”, thuhet në dosje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re