Sot në mbrëmje pritet të luhet edhe finalja e madhe e Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Liverpul. Pavarsisht disa problematikave të shfaqura në organizim finalja e Kievit pritet të dhuroj spektakël mes dy nga skuadrave më të titulluara në Europë.
Nëse asnjë futbollist shqiptar nuk është pjesë e kësaj finale, shqipëtarët kanë gjetur mënyrën për të qënë protagonist dhe këtë e ka bërë me pjesën më të susksesshme të momentit, këngën. Pasi treguan suksesine tyre gjatë zhvillimit të Eurosong ku ishin plot tre këngëtar shqiptar, të cilët përfaqësonin shtete të ndryshme, si: Eugent Bushpepa(Shqipërinë), Ermal Meta(Italinë) dhe Eleni(Entela) Fureira(Qipron), e cila u rendit edhe e dyta.
Por jo vetëm sepse në vitet e fundit të tjera këngëtare shqiptare po bëjnë një karrierë të rëndësishme, si: Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Era Istrefi. Madje Dua Lipa do të jetë sot protagniste në finalen e Ligës së Kampioneve, e cila do të këndoj përpara nisjes së finales Real – Liverpul.
Por nuk mbaron asgjë këtu pasi ndërkohë që pritet nisja e botërorit Rusi 2018 ku Shqipëria nuk ka siguruar pjesëmarrjen ndryshe nga eropiani i shkuar por futbollist me origjinë, si pjesë e skuadrave të tjera pritet të ketë. Por ndërkohë ditën e djeshme është prezantuar edhe himni zyrtar i këtij botërori që sheh për protagonist një këngëtare tjetër shqiptare, Era Istrefin.
Live it up do të jetë hiti që do të shoqëroj këtë botëror që sheh për protagonist Uill Smith dhe Niki Xhem. Por pjesë e këtij projekti do të jetë edhe Era që pritet të këndoj edhe në Moskë himnin e botërorit ashtu, si Dua sonte në Kiev./Berati.Tv
