“I lutem, dua ndihmë nga Zoti, jam mes rrugëve”. Në lot dhe i tronditur pasi gjeti prindërit të vdekur, djali i Hekuran dhe Fëllënxë Rrasës kërkon ndihmë.

Djali i çiftit, Leonard Rrasa tregon momentin si e mori vesh lajmin. Ai thotë se ishte në kafe në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.

Por cilat janë arsyet?

Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate.

Një banor i fshatit tha se kohët e fundit çifti kishte debate. “Ata nuk bënin llafe, po në fund po ziheshin”.

Por cili ishte motivi? “Fukarallëku” tha më tej fqinji.

Ai theksoi se “Hekurani punonte në bashkinë e Divjakës, ajo (gruaja) në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha banori.

“ABC” mëson se nuk ka asnjë referim zyrtar në policinë e Fierit për konflikte mes bashkëshortëve dhe se gjithçka mund të lidhet me një konflikt të momentit.

Pasditen e sotme Hekuran Rrasa qëlloi me armë gjahu gruan, Fëllënxa Rrasa duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas vrau veten. Krimi ndodhi brenda shtëpisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko