Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka deklaruar para gazetarëve që kërkon që të dalë e vërteta në gjithë procesin gjyqësor të Gërdecit.

Mediu thotë gjithashtu se  sot ka vënë në dispozicion edhe një dokument të policisë ushtarake, ku thuhet se përpara se të bëhej demontimi kishte filluar puna për prishjen e objektit në mënyrë të kundraligjshme.

Ai thote se “qëndrimi im ka qenë i prere dhe urdhërues që duhet të procedoheshin penalisht dhe administrativisht të gjithë ata që kishin shkelur ligjin”.

I pyetur nese do te jete  perballë Shkëlzen Berishës, Mediu u shpreh: “Do të jem në çdo seancë që do trajtohet çështja e Gërdecit”.

“Unë dua që të dalë e vërteta e gjithë këtij procesi. U provua që Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit dhe po ashtu ka pasur marrëdhënie korrekte me strukturat civile të ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarake. Nuk ka pasur asnjë reklamim tek ministri i Mbrojtjes për problemet që mund të kishte në Gërdec. U vura në dispozicion sot edhe një dokument të policisë ushtarake se përpara se të fillonte ky demontim kishte filluar punimet kompania për të prishur objektet në mënyrë të paligjshme. Qëndrimi im ka qenë i prere dhe urdhërues që duhet të procedoheshin penalisht dhe administrativisht të gjithë ata që kishin shkelur ligjin.

Unë kam thënë që do paraqitem në çdo seanca, por le ti themi gjërat siç janë. Ky demontim ishte domosdoshmeri ishte çështje sigurie, detyrim ligjore, ishte çështje e kërkesave ndërkombëtare.

Unë kam bërë detyrën time në përputhshmëri me këto akte. Meqe është ngritur akuza që ministri ka krijuar dëm ekonomik, bazuar në disa fakte që janë aludime, që transporton duhet ta paguanin FA dhe nuk e ka vendosur ministri në urdhër. Nuk ka asnjë ministër që të thotë se kush e paguan transportin.

Tjetra që është e rëndësishme, dua t’ju them që në Ministrinë e Mbrojtjes transporti është bërë nga FA, tha Mediu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re