Skip to content

“Dua rrogën 1600 euro”, pedagogu tregon bisedën me një person që kërkonte punë: I thashë të jap 3000 euro, por…

Qytetet më “dembele” në Shqipëri janë Lezha, Dibra, Durrësi dhe Tirana. Në rang vendi, këto qytete kanë me numrin më të lartë të personave në moshë pune, që nuk duan të punojnë. Ndërsa qarqet e Gjirokastrës, Korçës, Beratit dhe Vlorës shihet se kanë një përqindje më të ulët të popullsisë në moshe pune që nuk dëshiron të punojë.

Sipas përllogaritjes të dhënave të INSTAT, nëse personat që kanë dalë nga tregu i punës do të ishin shtuar të gjithë te numri i të papunëve, atëherë norma e papunësisë reale në vend (që llogaritet si përqindje e të papunëve ndaj forcës së aftë për punë) do të ishte rritur në gati 15%, nga 11.9% që u raportua nga të dhënat zyrtare.

Pedagogu i njohur, Rezart Prifti, ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku zbuloi se si një djalë që kishte shkuar për intervistë i kishte thënë “e dua rrogën 1600 euro”. Sipas tij, kjo pyetja e menjëhershme “sa e kam rrogën” është krizë kulture.

“Ishte 36 vjeç dhe sa u ulëm për të folur për punën më tha se “e dua rrogën 1600 euro”. I thashë se do t’i jepja 3000 euro, por nuk e dinte se çfarë pune do bënte. ‘E di më tha se çfarë pune do bëj’ më tha. I thashë më bëj kaq pompa për dy minuta”, tregoi Rezarti, ku të ftuarit e tjerë në studio e lidhje të drejtpërdrejtë nisën duke qeshur.

Pedagogu shtoi se kur njerëzit pyesin direkt se sa do e kenë rrogën, kjo nuk do të thotë se nuk e duan punën, por që kanë hallin e vet.

“Nuk është se nuk kanë dëshirë për të punuar. Ai shikon ekosistemin. Aq më i kualifikuar je, aq më shumë informacione ke për punën që do të bësh”, tha Prifti.

/faxweb