Ilir Pere, një shqiptar 48-vjeçar me origjinë nga Gramshi, është arrestuar në Belgjikë për llogari të shtetit italian, ku është dënuar me 28 vjet burg për trafik droge dhe shitje armësh në nivel ndërkombëtar.

Ai ishte përfshirë në këto aktivitete të paligjshme, duke përdorur identitet të rremë, si greku Nikolòas Liarakos.

Hetuesit italianë e kapën atë në Belgjikë, falë një operacioni të përbashkët me policinë belge.

Ai tani është i ndaluar në Liège dhe magjistratët antimafia të Catanzaro e morën në pyetje në Belgjikë.

Pere duhet të kryejë 28 vjet burg në Itali dhe hetohet për “Gentleman II” për trafikun e drogës midis Sibaritide dhe Gjermanisë .

Gjatë marrjes në pyetje, Pere pranoi identitetin e tij të vërtetë dhe përdorimin e kriptofonave, por mohoi një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës.

Ai ka rrëfyer se kishte blerë armë për t’u hakmarrë për vëllain e tij të vrarë dhe djegur nga shqiptarë të tjerë.

Më tej ai shpjegoi se kriptofonat mund të bliheshin nga furnitorë turq dhe pakistanezë, por vetëm nëse rekomandoheshin.

Ilir Pere tha se u arratis nga burgu Rebibbia më 27 tetor 2016, së bashku me dy miq shqiptarë dhe jetoi i fshehur në Gjermani, Shqipëri dhe Belgjikë për shtatë vjet, me synimin për të fituar para dhe për të qëndruar i lirë .

Pere pranoi se kishte pasur marrëdhënie me Claudio Cardamone nga Cassano, por e minimizoi rolin e mikut të tij.

Ai ka rrëfyer blerjen e një kilogrami kokainë dhe mbajtjen e 150 mijë eurove në shtëpi, por nuk i mban mend emrat e kontakteve dhe se ka bërë pazare me anëtarët e ‘Ndrangheta’.

Magjistratët italianë kanë kërkuar ekstradimin e Peres.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re