Kancelarja gjermane Angela Merkel mund të përfshijë edhe një takim me kryedemokratin Lulzim Basha gjatë vizitës që pritet të bëjë në Tiranë, më 14 shtator.

Mësohet se kryedemokrati i ka përcjellë kërkesën për një takim me Merkel me anë të ambasadorit gjerman, Peter Zingraf, i cili sot zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me kryedemokratin, raporton portali Dosja.al.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të kalojë edhe njëherë të fundit nëpër Ballkan para se të dorëzojë “çelësat” e zyrës së saj për t’u tërhequr nga jeta politike.

Merkel pritet të vijë më 14 shtator në Shqipëri, pasi në Tiranë do të mblidhen liderët e Ballkan Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kancelarja pritet të zhvilloje takime me liderët e Ballkanit Perëndimor, por jo me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për shkak të formatit të takimeve, ku do të takohen vetëm kryeministrat.

Mbetet për tu parë nëse Merkel do të bëjë një përjashtim për kryedemokratin Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re