Fjala e Sali Berishës gjatë “Foltores” në Kukës:

“Dua t’i çoj një mesazh Sllopodanit të ri se do njihet nga të gjithë genocidi ciklik serb ndaj shqiptarëve nga viti 1870 gjer në vitin 1999. Përfshirë këtu genocidi i Lumës që është genocidi më i egër i luftës ballkanike, i dokumentar me të gjithë dokumentat ndërkombëtare, ndaj përgatitu edhe një herë Sllopodan se jo vetëm genocidet në Kosovë por edhe në Shqipëri do të ndërshkojnë serbinë për krimet e shëmtuara. Nëse ne do të ngremë zërin fuqishëm do të dënojmë genocidin e kryer nga Molla e Kuqe deri në Lumë nga serbët. Ne e bëjmë këtë si kusht i të tgjitha kushteve që ballkani të ketë paqe që askush mos guxojë të rrethojë me tanke Kosovën por të marshojmë të lirë drejt Europës.

Edi Rama gjatë këtyre 8 viteve në vend të shohë nismën e Berlinit që e udhëheq Gjermania ndoqi listën që e udhëheq padroni i tij Vucic. Kjo është armiqësia e Kosovës. Edvin ti mendon se do ta gëzosh këtë mandat, dëgjoi pak ato daulle po bien për ty. Mandat nuk e gëzson dot ti që ke vjedhur me qindra milionë sepse vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 milionë euro para në kontrot për të blerë votat e njerëzve të varfër. Nuk e gëzon dot mandatin ti Edvin , dëgjo daullet sepse ke përdor patranozhistet. Po terrorizon shqiptarët, mandat nuk ke ti. Tek kryeministria e hedh vallen me atë daulle”, tha Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re