Mark Samson, vrasësi i 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, u ka dërguar një letër prindërve të saj, Flamur dhe Gëzime Sula, ku i kërkon familje për krimin e kryer.
Letra e Mark Samsonit drejtuar prindërve të Ilaria Sulës:
Po shkruaj nga qelia ime, ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur.
Është e parëndësishme të kërkosh falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë, nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë sadopak dhimbjen e familjes.
Unë nuk jam duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, unë jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim.
Misteri i vrasjes së Ilarias
Hetimet po ecin me shpejtësi pas rrëfimit të Mark Samson dhe marrjes së përgjegjësisë nga nëna e 23-vjeçarit për bashkëpunimin në fshehjen e trupit.
Megjithatë, disa aspekte të asaj që ndodhi pas zhdukjes së Ilaria Sulës më 25 mars, e cila u gjet e pajetë brenda një valixheje hedhur në një shkëmb në Bashkinë Poli, mbeten të paqarta.
Versioni i të dyshuarit paraqet aspekte që nuk janë bindëse dhe analiza e tabletit dhe PC-së së sekuestruar nga shtëpia e Ilaria Sulës dhe celularit të 23-vjeçarit filipinas mund të rezultojë thelbësore.
Synimi i hetuesve është verifikimi i komunikimeve mes të dyve në orët para vrasjes së Ilarias.