Ditën e sotme një qytetare u prononcua për kamerën e FaxNews e merakosur, në lidhje me situatën që ndodhej i ati i saj i shtruar në COVID3. Burime bëjnë me dije 73-vjeçari Nevruz Ibro ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Vajza e tij në intervistën e dhënë për gazetaren Fiona Çela mëngjesin e sotëm i bëri apel kryeministrit Rama që i ati të ndërronte jetë në duart e saj.

“Ecuria e babait nuk ka qenë e mirë, do të doja që një familjar që nuk i dhimbset jeta, të hyjë dhe ti bëjë hysmet. Mua psh nuk më dhimset jeta ime, që të shkoj ti bëj babait tim shërbim. Shëndeti i familjarëve nuk rrihet kështu, se ne jemi në tension, një familjar të rrijë aty.

Ne nuk na dhimset jeta, nuk di çfarë të them për mjekët, fjalët më të mira, jemi shumë të tensionuar, kur nuk e shohim vetë të afërmin tonë. I bëj apel Edi Ramës, unë kam qenë e majtë dhe do vdes e tillë, unë do e bëj një sakrificë për babain, le të vdes në dorën time. Dua tia bëj hyzmetin vetë babait, sot më thanë që është pak i rënduar. E kam më mirë që ta marr në shtëpi, mjekët janë heronjtë tanë, ua bëftë zoti dritë”, tha vajza e Nevruz Ibros.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re