Ndryshe nga çfarë kishin deklaruar për disa ditë me rradhë, pedagogët dështuan të hyjnë sot në grevën e paralajmëruar të urisë.

 

Ndërsa pritej që ata të ngujoheshin në një nga ambientet e universitetit të Tiranës, arsimtarët sindikalistë u tërhoqën, duke kërkuar garanci për jetën.

 

Përmes një deklarate të shkurtër, pedagogët iu drejtuan në veçanti Presidentit të Republikes.

 

ALEKSANDER KOVAÇI

 

KRYETAR I SINDIKATES SE PEDAGOGEVE

 

“Në pamundësi të marrjes së një përgjigjeje vlerësuese apo çfarëdo reagimi nga kabineti qeverisës, SPUSH i drejtohet Presidentit të Republikës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë publike si dhe faktorit ndërkombëtar me kërkesën për garantimin e jetës së pedagogeve që do të hyjnë në greve urie, por edhe familjareve të tyre.

 

Edhe pse nuk shpjeguan se si e presin ata garancinë për jetën në një grevë urie, pedagogët këmbëngulën se janë të vendosur që ta realizojnë ngujimin.

 

Nëse kjo garanci jepet qoftë edhe brenda tre minutave, tre orë, apo tre ditë – 30 pedagogë të IAL-ve publike, hyjnë menjëherë në grevën e urisë.

 

Pas kësaj deklarate, pedagogët janë kthyer në shtëpitë e tyre në pritje të të ashtuquajturës garanci për jetën nga presidenti dhe ndërkombëtarët.

 

Gjatë protestave në ditët e kaluara, sindikata e pedagogëve kërkoi rritje të rrogave, shtim të buxhetit për kërkim shkencor, rivlerësim të orëve mësimore, duke përfshirë dhe ato suplementare dhe rritje të financimit për vjetërsinë në punë.

 

Ndërsa Ministria e Arsimit, vec rritjes së pagave me 15 për qind, shtoi edhe fondet për kërkimin shkencor me afro 40 për qind.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re