Naftëtarët e Ballshit krahas grevës së urisë të disa pjestarëve të tyre, kanë vendosur paralelisht të protestojnë ditën e sotmë përballë Bashkisë Mallakastër. Ata janë aktualisht duke marshuar drejt institucionit lokal duke u grumbulluar masivisht në dy drejtime. Nën thirrjet “Duam jetë me dinjitet”, naftëtarët vijojnë luftën për marrjen e pagave të tyre të prapambetura nga kompania e naftës, si dhe gjithashtu kërkojnë dhe rikthimin e tyre në punë me kontrata individuale.

Gjatë marshimit që po ndodh në këto momente në drejtim të bashkisë, naftëtarëve po u bashkohen dhe qytetarë dhe pjestarë të bizneseve të tjera në qytet.

Kujtojmë se një pjesë e naftëtarëve ndodhen ditën e sotme në ditën e 15 të grevës së urisë, ku disa prej tyre për shkak të problemeve shëndetësore janë detyruar të dalin prej ngujimit në gjendje të rënduar të shëndetit fizik.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko