Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ardhja e presidentit frances, Emmanuel Macron, në Tiranë është një arritje e madhe, ndërsa shtoi se dhe investimet nga ky shtet i BE-së janë rritur ndjeshëm.
Kapitalin e investimeve të Francës në Shqipëri, Rama e krahasoi me “këmbën” e Kilian Mbappes, që është një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së tyre.
“Franca e ka nisur investimin në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët, që janë sa një këmbë e Mbappes, por më parë vlente sa një këpucë e Mbappe. Tani do të luftojmë se bashku për këmbën e dytë të Mbappes”, tha kreu i qeverisë në konferencën për media me Macron.
Më tej tha se Shqipëria do të jetë Europa në Ballkan, ndërsa theksoi se procesi i integrimit është më i mërzitshmi në botë.
“Franca ka qenë e gatshme të bashkëpunoje me ne për sigurinë dhe nivelin e emigracionit të paligjshëm. Ky është kthyer në një model dhe për të tjerë. Ky model ka shërbyer për të shpjeguar sesi mund të thellohet dhe të bëhet më rezultateve lufta kundër emigracionit të paligjshëm, duke qen të hapur dhe duke e goditur në burim, Ka kërkuar durim po është shoqëruar me një preson të brendshëm dhe nuk ka qenë një erë në të mirën e bashkëpunimit. Por sot e kemi Francën këtu. Sot ne e kemi flamur mbajtësin e fukse në Shqipëri, jo vetëm për të shoqëruar presidenti, por sepse dhe ka nisur dhe investimi për një plan hoteleria.
Franca e ka nisur investimin në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët, që janë sa një këmbë e Mbappe, por më parë vlente sa një këpucë e Mbappe. Tani do të luftojmë se bashku për këmbën e dytë të Mbappe. Jam shumë i lumtur sot dhe krenar për Shqipërinë që arriti të ishte gati të mikpriste Francën. Mund të mirëpresësh shumë francez, por Francën e mirëpret kur i pari vendit të troket në derë. Që president i Francës të vijë në Shqipëri nuk ka qenë diçka e lehtë. Prania e tij konfirmon besimin se rruga Europiane dhe ambicia për tu bërë Evropa e Ballkanit është e pakthyeshme. Do përpiqemi të mos jemi një nga vendet e Ballkanit, që është Evropë kur flet me Evropën dhe bëhet ballkanike kur flet me Ballkanin.
Proceset e integrimit zgjerimit janë procese kanë vlerë përsa kohë transformojnë vetëveten. Nuk dua që të shkojmë në Europë, por që Europa të vijë këtu. Prsident, ju siguroj që do të bëjmë çmos të jemi Europa e Ballkanit dhe e dimë që nuk është e lehtë. Nuk duam të jemi Franca, por një mik besnik i Francës, ku të shohë jo vetëm një vend të vogël që i përulet, por një aleat që i vlen në dit të vështira dhe një mik kur Franca ka nevojë për të qeshur pak më shumë.
Procesi i integrimet është më i mërzitshmi në botë. Duhet të arrijmë që ta bëjmë procesin e mërzitshëm të tillë që mos na humbasë asnjëherë dëshirën për të qeshur dhe për të bërë të tjerët për të qeshur”, tha Rama.
