Punonjësit e Uzinës së Armëve në Poliçan kanë protestuar ditën e sotme për pagat.

Dhjetëra punëtorë janë mbledhur përpara derës së Kombinatit Mekanik të armëve në Poliçan për të kërkuar pagat e tyre.

Ata kanë kërkuar prej disa ditësh edhe një takim me drejtuesin e Kombinatit Mekanik, Arshin Tusha, që u ka premtuar se pagat do t’u kalojnë, por takimi nuk është realizuar.

Protestuesit deklarojnë se 60 punonjës të kësaj Uzine kanë rreth dy vite pa marrë rrogat dhe në këto kushte familjet e tyre ndodhen në mjerim të plotë.

Protestuesit deklarojnë se kjo gjendje e rënduar ekonomikisht dhe i ka detyruar të kridhen në kredi e në borxhe në dyqanet ushqimore për tu siguruar bukën e përditshme familjes së tyre.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do t’i përshkallëzojnë protestat e tyre në vazhdim, deri me grevë urie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re