Sindikata e fermerëve ka organizuar një protestë këtë paradite në qytetin e Lushnjes.

Fermerët e degëve Lushnjë, Divjakë, Berat, Fier, Kuçovë, por edhe nga zona e qytete të tjera kanë dalë sot në protestë, pasi sipas tyre, qeveria shqiptare nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e parashtruara nga sindikata.

“Bujqësia është puna më e ndershme që mund të bëhet. Serat I kemi ndërtuar me djersën tonë.

Ne kërkojmë subvencione në bazë të prodhimit, ne do të vazhdojmë të protestojmë. Qeveria nuk i ka plotësuar kërkesat tona. U bëjmë thirrje fermerëve të bëhen pjesë e sindikatës”, u shprehën ata.

Forca policore po shoqërojnë protestuesit, në mënyrë që të shmangin ndonjë përplasje të mundshme. Ata kërkojnë përmirësimin e situatës në prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore.

Kërkesat kryesore të protestuesve konsistojnë në:

-Ndryshimin e skemës nga subvencion indirekt në subvencion për njësi të nxjerr në treg.
-Barazim në paketën fiskale për 2020 për nivelin e njëjte të TVSH-së si në shitje dhe në blerje.

-Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme për prodhimin e humbur nga fatkeqësitë natyrore apo stoku.

-Qeveria të krijoje agjenci për studimin e tregjeve dhe orientimin e fermerëve si dhe të krijoje laboratorë analizash.

-Qeveria të jetë garant me ligj për të mbrojtur produktet bujqësore si dhe të jete garant i interesave te fermerëve prodhues dhe tregtareve

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re