Mungesa e ujit të pijshëm, ka detyruar banorët e fshatit Gollobërdë në Maliq, që të dalin në protestë për të dytën herë.

 

Ata bllokuan rrugën kryesore të fshatit, ndërsa kërkuan nga qeveria që të reagojë pasi dhe fëmijët po përballen me kushte ekstreme në shkolla dhe pse në kohë pandemie.

 

Këta tallen me ne. Jemi në kohë pandemie. Shkollat janë pa ujë. Kryetari i komunës, kryeplaku, kryebashkiaku të gjithë na shmangen.

 

Banorët akuzuan autoritetet lokale se nuk kanë marrë asnjë masë lidhur me mungesën e ujit të pijshëm.

 

Ndërkohë për kryebashkiakun e Maliqit, punimet për ujësjellësin do të fillojnë shumë shpejt ndërsa po shikohet edhe mundësia e furnizimit me ujë të shkollave.

 

GËZIM TOPÇIU

KRYEBASHKIAK I MALIQIT

 

Po shohim mundësinë qe vete bashkia te hape nje pus te ri qe do zgjidhe përkohësisht këtë problem deri ne zgjidhjen përfundimtare. Po shikohet mundësia qe ne institucionet arsimore jo vetëm ne fshatin Burimas por dhe ne te tjerë fshatra te bëjmë furnizimin me mjete alternative te cilat do te zgjidhin këtë situate derisa ata te furnizohen me uje te rrjedhshëm.

 

Në fshatin Gollobërdë janë rreth 1000 banorë, ndërkohë problematika shtrihet në të gjithë njësinë administrative të Pojanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re