Koloneli Dilaver Goxhaj ka deklaruar se gjyqi që po  bëhet ndaj UÇK-së është politik dhe qëllimi sipas tij është që Kosova t’i kthehet Serbisë siç ka qenë më parë.

 

Në studion e Quo Vadis, Goxhaj ka thënë se është i befasuar nga heshtja e politikanëve në Kosovë, duke nisur nga kryeministri Albin Kurti e deri tek deputetët e opozitës.

 

Është qëllimisht gjyq politik, është kundër UÇK-së që UÇK të quhet ushtri terroriste dhe të quhet luftë e padrejtë dhe Kosova të mbetet pjesë e Serbisë siç ka qenë deri dje.

 

Unë befasohem me kryeministrin aktual të Kosovës, i cili e kundërshtoi këtë Gjykatë Speciale dikur në Parlament dhe tani nuk del në mbrojtje të këtij personi. Një nga kuadrot e ushtrisë shqiptare ishte në luftën e Kosovës. Pse nuk del në mbrojtje? Mirë ai, po nuk del asnjë deputet nga opozita që kanë qenë pjesë e UÇK-së. Ata nuk dalin se e miratuan këtë gjykatë.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re