Ambientalisti, Abdulla Diku i ftuar në “Fax News” e shikon si shumë problematike ndërtimin e thertores në Lakas duke nënvizuar se ky vendim është në kundërshtim me ligjin.
Sipas Abdulla Dikut, investitorët kërkojnë që ta ndërtojnë thertoren në këtë zonë për shkak se duan që të hedhin mbetjet në lumë. Ambientalisti nënvizon se ata që kanë firmosur për ndërtimin e këtij biznesi privat do të mbajnë përgjegjësi ligjore pasi thertoret nuk lejohen të paktën në distancë 200 metra nga banesat rreth e rrotull.
“Thertorja ngushton shtratin e lumit dhe rrezikohet përmbytja e shtëpive të kësaj zone. Investitori mund të ngrejë barriera betoni që mund të shpëtojë thertoren e vet nga përmbytja por sipërfaqja e banesave që rrezikojnë të mbyten është shumë e madhe. Nëse mbetjet e thertoreve derdhen aty atëherë lumi do të skuqet nga mbetjet. Në këtë pjesë nuk mund të ndërtohet thertore nën distancë 200 metra nga banesa. Një thertore pranë lumit nuk mund të ndërtohet pasi është në kundërshtim me ligjin. Kërkojnë të ndërtojnë thertoren pranë lumit për të hedhur mbetje, në këto zona nuk lejohen fare ndërtime pasi janë zona sensitive. Investitorët e thertores nuk duan t’ia dinë për ankesat e banorëve të zonës.
Këta nuk duan që të bëjnë menaxhimin e mbetjeve në thertore, e kanë gjetur me e hedh në lumë. Aktualisht ajo pjesë nuk është e regjistruar si pyll , por duhet të ishte, teknikisht duhet të ishte pjesë e kadastrës bujqësore. Në ligjin për pyjet nuk lejohen thertore për të ndritur biznes privat dhe shkatërron ambientin e përbashkët.
Çdo person që firmos duhet të mbajë përgjegjësi ligjore, nuk duhet të shkaktojë dëme për të mirën publike. Ne kemi pritur vendimin e gjykatës më 20 tetor por në mesnatë tinëzisht shkojnë fadromat për të shkatërruar atë copë pylli që kanë mbetur aty. Shqipëria është një ndër vendet që shpyllëzojnë më shumë në të gjithë botën. Vetë shteti i pakëson resurset natyrore që mbron banorët e zonës.
Gjithashtu Abdulla Diku ngre shqetësimin për protestën e naftëtarët të cilët sipas tij janë hedhur në rrugë dhe nuk kanë përkrahjen e shtetit.
“Naftëtarët do ta humbin betejën këtë gjë e dinim ne. Janë mashtruar duke u lënë në rrugë. Rafineria dhe punëtorët mos punojnë në vendin e tyre, nuk është ngjarje e re.
Mjedisi – “Aroma e naftës dhe gazit është e padurueshme dhe shkakton probleme në gjak që familjarët e naftëtarëve dhe vetë at i kanë pasur dhe i kanë këto probleme. Menaxhimi do mbështetje financiare për mjedisin është në nivele mizerabiliteti, asnjë lloj kontrolli nuk bëhet, vendosen gjoba për të përfituar dhe asgjë më tepër”, u shpreh Abdulla Diku.
…
/faxweb
