Valter Hoti, 59-vjeç nga qyteti i Shkodrës është kundër një vendimi të Bashkisë Shkodër për të ndërtuar një parking para banesës së tij, pasi kthehet në një konflikt me banorët e tjerë të pallatit, ndërkohë që thotë se nuk ka projekt për parking. Ai thotë se ka edhe shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga bashkia.

“Kam një pronë të trashëguar nga familja dhe një shtëpi të amortizuar nga tërmeti. Vjen shqetësimi nga bashkia që dëshiron të bëjë parkim për pallatin këtu. Rrugën time këta duan ta zënë dhe ta bëjmë parking. Është kthyer në konflikt midis familjes time dhe banorëve të pallatit. Shpesh here më parkojnë para derës. Nëse bëhet parkingu sic e duan këta, familja ime del nëpër pallat nën parking. Kam bërë ankesë në Bashki dhe kanë bërë një projekt anonim. Nuk ka asnjë projekt. Këta nuk ma regjistrojnë në hipotekë pronën. Dua që të më lenë në punën dhe hallet e mia. Mos më prekin rrugën time”, tha Valter Hoti.

Ndërkohë, drejtori i IMT në Bashkinë Shkodër, Gentian Ibro thotë se çështja ka kaluar në gjykatë, teksa ka një ngerç mes kadastrës dhe qytetarit.

“Sot ndodhemi para një zbatimi të kryetarit të bashkisë për lirimin e sheshit të bllokut të pallatit të rrugës së Rrugës Lekë Dukagjinit pasi këtu do të bëhet një investim dhe rikualifikim urban. Sot grupi i punës ndërmori aksionin e radhës për lirimin e këtij objekti (kioskë). Në momentin kur gjykata do të shprehet grupi i punës do të vijojë me aksionin e radhës. Qytetari ka një vendim të komisionit të rikthimit të pronave por ky vendim nuk është i hipotekuar e cila bëhet pengesë për procedurat e radhës së shpronësimit. Bashkia ka një projekt për këtë zonë. Aktualisht marrëveshje me dy palët u shty deri në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë për këtë objekt. Kur gjykata të shprehet atëherë ne do të vijojmë”, u shpreh Gentian Ibro – Drejtor i IMT, Bashkia Shkodër.

Valter Hoti banon në lagjen “Vojo Kushi” në qytetin e Shkodrës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re