Ish kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje të rinjve që kanë emigruar jashtë vendit të kthehen për të votuar për të larguar këtë qeveri që ka vrarë shpresën.

0d9f7ffc-c0b6-4b85-b862-fc6ba9c814f1

Nga Delvina, ai u shpreh se edhe ai po të ishte i ri do të largohej me kushtet që ata kanë vënë në universitete si asnjë shtet tjetër në botë.

“Edhe unë po të isha i ri do ikja. Mesatarja e ngrenë dhe në universitet nuk shkojnë dot. Shkojnë vetëm fëmijët e të pasurve. Asnjë shtet nuk e bën këtë. Ku thotë do marr punëtorë nga India, Sri Lanka dhe Bangladeshi se ata nuk votojnë. Ai ka frikë votën tuaj. A ka njeri që mund të thotë një gjë të tillë? Që ata janë mirë që nuk votojnë. Kohë e pazakontë për ne. Na shndërruan në një komb mysafir në tetë vite ne”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se Rama është njeriu që shpenzon 22 mln euro për udhëtime me avion personal dhe tani mbjell pemë me lopatë për të mbuluar vjedhjet e tij.

“Nga viti 2005-2013 përveç të ardhurave me taksa të përgjysmuara në krahasim me sot e rritëm borxhin me 4.2%. Shqiptarët po ikin sepse ndihen më të varfër. Dhe varfëria të pret shpresën. Ka mbjellë një mln pemë thotë kryetari i bashkisë së kryeqytetit. Ka vjedhur për 1 mln fidane. Ka mbjellë 10mijë dhe ka vjedhur 990 mijë. Një fidan pishe 5500 euro. Paratë tuaja. Nuk ka qeveria para. Iua merr ju me taksa dhe sot kam mbjellë 1 mln pemë.

Njeriu që shpenzon 22 mln euro avion personal me dhomë gjumi dhe tani do të duket njeri i lopatës. Mbulon me lopatë vjedhjet e tij, frikën e tmerrshme nga ballafaqimi. Beson se tani meqë më kanë quajtur mua sulltan, tani duhet të dukem njeri i thjeshtë, njeri i lopatës. 14 Maji janë zgjedhjet e fatit tonë sepse po t’i japësh pushtet më tej këtij njeriu që nuk ka lënë pasuri pa i vjedhur shqiptarëve. Do të ishte një vetëdënim që do i bënim vetes, Një dënim për të ardhmen e vendit, fëmijët tanë. Duhet të bëjmë gjithçka që të vendosim pluralizmin më 14 Maj. Të japim sinjalet që vjeshta të jetë fundi i tij i turpshëm. Ai fund duhet t’i vijë nga shqiptarët”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re