Vetëm 6 javë nga fundi i kampionatit në Arabinë Saudite kanë shpërthyer akuzat në drejtim të skuadrës së Cristiano Ronaldos, Al Nassr.

 

Rivalët e Al Ahli pretendojnë se gara është ndikuar nga vendimet e shumta të arbitrave që kanë qenë kundër tyre, sidomos në ndeshjen e fundit kundër Al Faja që përfundoi në barazim.

 

Sipas klubit saudit, arbitrat kanë përcaktuar edhe renditjen e kampionatit duke ngritur dyshime të forta mbi vërtetësinë e garës në Arabi.

 

Akuzat më të forta i bën lojtari i skuadrës së Al Ahli, Galeno, që përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se liga kërkon që t’ia dhurojë titullin kampion një lojtari, duke nënkuptuar Cristiano Ronaldon.

 

Al Nassr, ku aktivizohet ylli portugez, ndodhet në krye të tabelës së klasifikimit me 2 pikë diferencë ndaj Al Hilalit të Simone Inzagit, teksa sot në mbrëmje ka shansin që ta thellojë këtë distancë për të bërë një shkëputje drejt titullit kampion. Ky do të ishte kampionati i parë për 41-vjeçarin që aktivizohet në Arabi që prej vitit 2023.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re