Prej disa javësh, në vendin tonë po qarkullon sëmundja e njohur si “Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD)” e cila ka prekur shumë individë, kryesisht fëmijët por edhe të rritur.

Sa i përket kësaj sëmundje, ku shfaqen edhe puçra në trup, mjeku Ilir Alimehmeti tha se për të nuk ka ndonjë mjekim specifik por është një sëmundje e lehtë.

Në një intervistë për Euronews, Alimehmeti këshilloi që nëse fëmija infektohet nga ky virus, duhet të qëndrojë disa ditë në shtëpi, në mënyrë që të mos e përçojë virusin.

“Ky është një virus shumë i njohur, që zakonisht bën një formë infeksioni të lehtë shumë të zakonshëm tek fëmijët e vegjël, ndaj kjo sëmundje ka një gjuhë popullore. Është ngjitëse, nuk ka mjekim specifik, është e lehtë, ndodh gjithmonë nëpër komunitete pra në kopshte dhe çerdhe por nuk është një gjë për t’u bërë shumë merak.

I vetmi rekomandim do ishte që nënat e prindërit që i shohin fëmijët që i kanë këto shenja që janë të dukshme se janë si pucrra të vogla tek duart tek këmbët në gojë të mos i cojnë këta fëmijë ato ditë në kopësht a cerdhe që ta mbajnë infeksionin të izoluar sa më shumë të jetë e mundur. Fatmirësisht është sëmundje shumë e lehtë”, tha Alimehmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re