Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis njoftoi se ai do të vizitojë Maqedoninë para referendumit të 30 shtatorit për emrin e ri të vendit, duke shprehur shqetësimet se një ndërhyrje ruse në votim mund të sjellë pasoja.

Siç dihet, Moska është kundër marrëveshjes me Greqinë për emrin, pasi i druhet anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Madje Moska bëri ç’mundi që mos lejonte ardhjen e Zaevit në pushtet, mu për shkak të politikës së tij pro-perëndimore.

Tashmë, Uashingtoni i trembet një ndërhyrje ruse në referendum, që është dhe dera e Shkupit për anëtarësimin në NATO dhe  Bashkimin Evropian.

“Unë jam i shqetësuar në lidhje me këtë…”, tha James Mattis në një komunikim me gazetarët, pasi bëri me dije vizitën në Maqedoni gjatë fundjavës.

Ai tha se dëshiron të bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin maqedonas.

Vizita e kreut të Pentagonit në Shkup, vjen pas asaj të kreut të NATO-s, Soltenberg dhe kancelares Merkel.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re