Skip to content

“Duart e tij ishin me kallo por dinjitoze,” avokati reagon për të riun që e zuri korenti: E njoha në rrethana të trishta

Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit Amarildo Basi, që ra në kontakt me rrymën elektrike në Tiranë.

Lapaj tregon se Amarildon e ka pasur shok, duke qenë se e ka ndihmuar për të ndërtuar një banesë për familjen e tij.

Avokati shton se Amarildo ishte fukara, mblidhte hekura por jetonte me dinjitet.

“Të Zotit jemi te ai do kthehemi.

Sot paska qenë ditë e trishtë për mua! Amarildo ishte shoku im. Popo shoku im. Ishte fukara, mblidhte hekura, jetonte me dinjitet. E njoha në rrethana të trishta. Bashkë ndërtuam një banesë për familjen e tij. Nga ajo ditë Amarildo kudo më shihte në Tiranë me triçiklin e tij me të cilin mblidhte hekura ndalonte e më përqafonte. E doja Amarildon. Duart e tij ishin me kallo, por dinjitoze.

Sot e zuri korenti. Vdiq duke mbledhur bukë për 2 fëmijët e tij. Më pikëlloi.

Zoti e pastë pranë vetes!” shkruan Lapaj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb