Policia e Shtetit ka dokumentuar të tjera vepra penale në ngarkim të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”. Për këtë arsye Gjykata ka dhënë 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal, teksa 9 prej tyre janë arrestuar tashmë, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.

Më konkretisht në kuadër të operacionit “OAZ”, janë arrestuar këtë shtetas:

 

B. R. alias B. B, 39 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

S. R., 35 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

I. R., 43 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

A. B., 30 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

I. I., 29 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

J. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

S. H., 46 vjeç, Shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.F. H., 48 vjeçe, banuese në Koplik, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitetin pranë Spitalit Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

M. N., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, përgjegjësë finance në Spitalin Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.Gjatë operacionit të sotëm për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases J. M., për të cilën mëngjesin e sotëm u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”. Gjatë kontrollit në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 9 000 euro.

Drejtuesi i grupit Behar Bajri ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja J. M, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.

5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP.

 

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëprmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

 

Ndërkohe shtetasi S. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, është shpallur në kërkim.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re