Presidenti Ilir Meta dhuroi një buqetë me lule profesor Bledar Gjeçajt përpara nisjes së ndeshjes së basketbollit Vllaznia- Tirana.

Meta shprehet se kontributet e ish- basketbollistit dhe trajnerit Gjeçaj ngrenë në këmbë sportdashësit shkodranë dhe se duartrokitjet për të do të vijojnë si sot në Pallatin e Sportit në Shkodër.

Po ashtu Meta gjen rastin për një mirënjohje ndaj mësuesve të edukimit fizik dhe sportiv dhe për trajnerët e sportit.

STATUSI I METËS

I lumtur t’i dhuroja një buqetë me lule Profesor Bledar Gjecaj, në një urim ditëlindjeje për 50-vjetorin e tij, sot para derbit Vllaznia-Tirona.

Kontributet e tij, 5 herë Kampion si lojtar dhe 5 herë si trajner, ngrenë në këmbë tërë sportdashësit shkodranë, dhe jo vetëm. Jam i bindur se kontributet e tij do shtohen, dhe duartrokitjet për të do vazhdojnë si sot, plot nderim të merituar.

Mirënjohje në Ditën e 7 Marsit, në veçanti gjithë mësuesve të edukimit fizik e sportiv, si dhe trajnerëve që punojnë për të nxitur pasionin e fëmijëve dhe të rinjve për sportin.

I lumtur t’i dhuroja një buqetë me lule Profesor Bledar Gjecaj, në një urim ditëlindjeje për 50-vjetorin e tij, sot…

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re